image Plisat stolisin kryeqytetin, gati për festën e madhe të titullit

Futboll

Plisat stolisin kryeqytetin, gati për festën e madhe të titullit

news image

Të dielën përfundon edicioni në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Sinjali Sport.

Prishtina është shpallur kampione një xhiro para fundit, duke e rikthyer trofeun në kryeqytet pas tetë viteve.

Tifogrupi i Prishtinës, “Plisat” kanë filluar stolisjen e kryeqytetit duke u bërë gati për festën e titullit. Ata kanë vendosur flamuj nëpër rrugë duke u përgatitur për festën e madhe të dielën.

Në pamundësi për të qenë në stadium për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, “Plisat” do të organizojnë festë në sheshet e kryeqytetit pas ndeshjes së Prishtinës me Ballkanin.

/Gazeta Sinjali Sporti/