image Plagosja në Gjakovë/ 46-vjeçari ende në gjendje të rëndë

Siguri

Plagosja në Gjakovë/ 46-vjeçari ende në gjendje të rëndë

news image

Një 46-vjeçar është gjetur sot i plagosur në vendin e quajtur Shkugezë në Gjakovë. Rastin në Polici e kishin njoftuar dëshmitarët që e kishin parë viktimën me plagë në kokë.

Viktima nga Emergjenca në Gjakovë është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Sinjali ka kontaktuar me Emergjencën në Prishtinë, të cilët kanë thënë se gjendja e tij ende është e rëndë.

Ajo çka mund të them është se viktima është në gjendje të rëndë dhe ka plagë në kokë të shkaktuara nga arma e zjarrit“, thanë nga Emergjenca për Sinjalin.

/GazetaSinjali/