Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë se dy persona mbetën të plagosur me armë zjarri në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë.
I dyshuari që shtiu me armë zjarri në drejtim të viktimave u arratis nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja të fishekëve.
Dy të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK./Gazeta Sinjali/