Një vetëplagosje ka ndodhur mesnatën e së enjtes në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka thënë se personi i cili me pistoletën e tij kishte plagosur veten është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Sipas Policisë rastin në Polici e ka denoncuar vet i dyshuari.
Policia ka njoftuar se është konfiskuar pistoleta me 17 fishekë.