image Plagoset një person në Prishtinë

Kosovë

Siguri/ Plagoset një person në Prishtinë

news image

Një person është plagosur në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanet e këtij rasti. Lidhur me këtë rast aktualisht njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në rast”, tha Ahmeti./Gazeta Sinjali/