image Plagoset një 24-vjeçar në poligonin e shenjëtarisë në Obiliq

Siguri

Plagoset një 24-vjeçar në poligonin e shenjëtarisë në Obiliq

news image

Një 24-vjeçar është plagosur me armë zjarri, pasditen e sotme, rreth orës 17:45, në një poligon të shenjëtarisë në Obliq, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Rreth orës 17:45, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se një person, mashkull, 24 vjeç, ka marrë plagë nga arma e zjarrit”, tha ai.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë, të cilët kanë nisur një hetim për sqarimin e rrethanave që e karakterizojnë rastin./GazetaSinjali/