Një person është therur me thikë sot rreth orës 19:30 te nën kalimi te Santea në Prishtinë, ku i njëjti më pas është dërguar për tretman mjekësor, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemeti, e cila tha se viktima është plagosur nga një përleshje që ka ndodhur mes disa personave.
“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka deklaruar ajo.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./GazetaSinjali/