Një klip ngacmues i dokumentarit” Gjithçka ose Asgjë” i Arsenalit, që do të transmetohet në vazhdim për gjithçka çfarë kishte ndodhur në sezonin 2021/22 të Topçinjve, është shpërndarë në internet duke zbuluar mënyrën unike të Mikel Arteta për të përgatitur lojtarët e tij për një vizitë në Anfield.
Pamjet në fjalë tregojnë skuadrën e tij duke u angazhuar në një seancë stërvitore ndërsa ishin të përcjellur nga kënga e famshme e tifozëve të Liverpoolit “You’ll Never Walk Alone”, për të simuluar atmosferën në prag të përballjes ndaj tyre.
Ndonëse ideja mund të kishte qenë menduar mirë nga tekniku spanjoll, megjithatë në realitet ajo nuk dha ndonjë efekt, pasi ‘Gunners’ u mposhtën 4-0 në Anfield, në një paraqitje terësisht dominuese nga Liverpool.
All or nothing new clip. pic.twitter.com/HaCx5U0TYi
— Arsenal Vibes (@Wengerarteta) August 2, 2022
Seria e dokumentarit fillon më 5 gusht 2022, në të njëjtën ditë kur skuadra e Artetës nis sezonin e tyre në Premier League me një udhëtim në Selhurst Park për të përballur Crystal Palace.