image Pjaniç rikthehet në Serie A, dy rivalët e interesuar për të

Futboll

Pjaniç rikthehet në Serie A, dy rivalët e interesuar për të

news image

E ardhmja e Miralem Pjaniç, çdo ditë e më tepër shihet larg Barcelonës, përcjell Sinjali Sport.

Boshnjaku i cili u pritë me bujë në “Camp Nou” pas 4 vitesh në Torino ku debutoi për Juventusin pritet të largohet nga katalanasit këtë merkato.

Sipas medias spanjolle “Sport”, Pjaniç po sheh si mundësi rikthimin në Seria A. Juventusi duket më favorit për të nënshkruar me 31-vjeçari, ndërkohë interesim ka shfaqur edhe Interi, i cili kërkon të përforcojë mesfushën duke arritur një marrëveshje me boshnjakun.

Pas marrjes së drejtimit të “Zonjës së Vjetër”, Allegri i ka hapur derën për një rikthim në Torino të Pjaniçit.

Ndërkohë Interi pritet të largojë disa lojtarë të rëndësishëm në mesfushë dhe beson se boshnjaku mund të jetë zëvendësuesi perfekt për mesfushën.

Pjaniç arriti në Spanjë pas transferimit me një shumë prej 60 milionë eurosh.

Një opsion për ta rikthyer përsëri 31-vjeçarin në kampionatin italian mund të jetë një operacion shkëmbimi mes lojtarëve. Klubi Blaugrana ka shprehur një interesim për Rodrigo Bentancur. Tek Inter ka gjithashtu mundësi të një shkëmbimi pasi zikaltërit po kalojnë një situate të vështirë për shkak të krizës ekonomike nga Covid-19 dhe borxhit që kanë. /Gazeta Sinjali Sporti/