Pas arrestimit të ish zyrtarit policor, Dejan Pantiq, drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka telefonuar të Dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ai tha se për këtë ngjarje e ka njoftuar Lajçak, teksa është shprehur se kryeministri Albin Kurti, po bën hakmarrje.
“Kurti po bën hakmarrje brutale dhe frikësim. Ai është duke u hakmarrë për largimin nga institucionet në veri, përfshirë policinë”, ka thënë Petkoviq.
Kujtojmë se Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për arrestimin e Pantiq.
Ai dyshohet se ka hedhur një shok-bombë gjatë incidenteve të fundit atje dhe kjo ka pasuar me barrikadimin e një rruge në Rudarë.