Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datë 30 mars të këtij viti, pesë vajza të mitura janë rrahur mes vete në palestrën e sportit, shkruan Gazeta Sinjali.
Disa nga vajzat nga lëndimet e marra janë dërguar edhe për tretman mjekësor.
Ndërkaq, dje Policia ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj një vajzë të dyshuar, ku e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Podujevë.