image Pesë persona rrahin një tjetër në Vushtrri, nuk ka të arrestuar

Kosovë

Siguri/ Pesë persona rrahin një tjetër në Vushtrri, nuk ka të arrestuar

news image

Një rrahje ka ndodhur dje në Vushtrri, ku pesë persona e kanë sulmuar fizikisht një person tjetër.

Rrahja ka ndodhur dje rreth orës 14:25 në rrugën “Ukshin Kovaçica”.

“Raportohet se ka ndodhur një rrahje, ku pesë të dyshuarve meshkuj kosovarë, e kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e rrahjes viktima dhe tre të dyshuar kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

 Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./GazetaSinjali/