image Pesë pacientë me koronavirus në QKUK janë me oksigjenoterapi - Sinjali

Pandemia/ Pesë pacientë me koronavirus në QKUK janë me oksigjenoterapi

news image

Infektologu Arben Vishaj ka thënë se gjendja e pacientëve me koronavirus që po trajtohen në Klinikën Infektive është stabile.

Vishaj tregon se 5 prej tyre janë me oksigjenoterapi.

“Aktualisht në Klinikën Infektive ne i kemi 60 pacientë të cilët janë diagnostikuar me diagnozën Covid 19. Prej tyre pesë pacientë janë me oksigjenoterapi… përndryshe gjendja e pacientëve të tjerë është stabile. Ne i kemi edhe tre fëmijë, më i vogli është tetë muajsh, të moshës 1 dhe 2 vjeç dhe gjendja e tyre e përgjithshme është e mirë. Gjithashtu, i kemi edhe katër personel shëndetësor, janë infermier, të regjionit të Prizrenit dhe Gjakovës. Njëherit ne i kemi edhe dy paciente shtatzëna të cilat janë në gjendje në përgjithësi të mirë”, thekson Vishaj.

Vishaj thekson se gjatë ditës kanë pranuar edhe tre pacientë të tjerë, të cilëve u janë marrë analizat për t’u testuar nëse janë të infektuar me Covid-19.

Sipas tij, gjendja në Klinikën Infektive është e menaxhueshme, marrë parasysh se personat e shtritë në këtë klinikë janë në gjendje të mirë.

Ndryshe, deri më tani kanë rezultuar 731 persona me covid-19, prej tyre 165 janë shëruar, ndërsa me rastin e fundit sot janë 21 persona me koronavirus të cilët kanë humbur jetën.


Shpërndaje artikullin