image Përveç Kllokoqit, shoqërohen në Polici edhe 3 organizatorë të protestës së gastronomëve

Siguri

Përveç Kllokoqit, shoqërohen në Polici edhe 3 organizatorë të protestës së gastronomëve

news image

Gazeta Sinjali raportoi se kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës është shoqëruar në Polici, pas protestës që mbajtën sot, ku përveç Kllokoqit, janë shoqëruar edhe tre nga organizatorët e protestës për shkak të thyerjes së rregullave kundër pandemisë.

Njoftimi i tyre për këtë protestë ka qenë që secili të protestojë para lokalit të tij, por në protestë ishim mbi 50 pjesëmarrës, gjë që është në kundërshtim me masat e Qeverisë.

Lajmin për shoqërimin e tyre e ka konfirmuar për Gazetës Sinjali, zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Deri më tani katër nga organizatorët e protestës janë shoqëruar në polici për shkak të mosrespektimit të masave dhe në koordinim me organet tjera do të merren edhe veprime ndaj tyre”, tha Krasniqi.

/GazetaSinjali/