image Përplasin qëllimisht veturat dhe rrihen mes vete, arrestohen dy persona në Suharekë

Siguri

Përplasin qëllimisht veturat dhe rrihen mes vete, arrestohen dy persona në Suharekë

news image

Dy persona janë arrestuar në Suharekë, pasi që të njëjtit dyshohen se janë ndeshur qëllimisht me automjete përderisa ishin në lëvizje  shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se pas kësaj ndeshje të qëllimshme të dyshuarit të revoltuar kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin,

Njëri prej të arrestuarve ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKMF, në Suharekë.

Rasti ka ndodhur gjatë mëngjesit të së enjtes rreth orës 10:10, në fshatin Peqan të komunës së Suharekës. /GazetaSinjali/