image Përplasen dy vetura në Kaçanik, katër persona dërgohen në Emergjencë

Siguri

Përplasen dy vetura në Kaçanik, katër persona dërgohen në Emergjencë

news image

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në pasditen e sotme në rrugën “Hamëz Jashari” në Kaçanik.

Gazeta Sinjali mëson se aksidenti dyshohet që është shkaktuar nga ngasësi i veturës, i cili duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe si pasojë ka goditur veturën e cila ishte përballë në kalim.

Si pasojë e këtij aksidenti përveç dëmeve materialeve, lëndime trupore kanë marrë dy ngasësit e veturës dhe dy pasagjerët.

Katër personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Kaçanikut dhe më pas të njëjtit janë dërguar në Spitalin e Ferizajt për tretman të mëtutjeshëm.

/GazetaSinjali/