image “Përmbyti” Italinë me “të bardhë” nga Brazili, dënohet shqiptari, mik i “Diabolik”-ut

Evropë

“Përmbyti” Italinë me “të bardhë” nga Brazili, dënohet shqiptari, mik i “Diabolik”-ut

news image

Dymbëdhjetë vjet burg! Ky është dënimi me të cilin një gjyqtar nga Piazzale Clodio dënoi narko trafikantin shqiptar Dorian Petoku, i njohur në rrjetin e drogës midis Romës Veriore dhe Acilia.

Akuza ndaj tij është trafik lëndësh narkotike e si furnizuesi me drogë i organizatës kriminale drejtuar nga ultrasi i Lazios, Fabrizio Piscitelli, i njohur me nofkën “Diabolik”, i cili u ekzekutua me 7 gusht të 2019-s në një park në Romë.

Dorian Petoku nga Lezha ka qenë në qendër të hetimeve të rëndësishme të Prokurorisë së Romës të dy operacioneve të bujshme atë të “Brasile loë cost”, si dhe “Grande raccordo anulare”, shkruan abcnews.

Ai u arrestua gjatë një operacioni antidrogë të antimafias italiane “Brasile low cost”, ekzekutuar në maj të vitit 2019 e që çoi shkatërrimin e një organizate kriminale mafioze, e cila transportonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Italisë.

Operacioni u krye në bashkëpunim me shërbimet amerikane të DEA-s dhe në shtator të 2021 Dorian Petoku u ekstradua nga Shqipëria në Itali.

/GazetaSinjali/