image Ja sa është pasuria që trashëgojnë pasardhësit pas vdekjes së Pele

Futboll

Ja sa është pasuria që trashëgojnë pasardhësit pas vdekjes së Pele

news image

Pasuria që Pele lë për trashëgimtarët, e kalon vlerën e 100 milionë dollarëve.

Sipas faqes së specializuar “Celebrity Net Wort”, fituesi i tre kupave të botës e ka grumbulluar këtë pasuri gjatë gjithë jetës, pasi ai nuk ishte vetëm një ish-futbollist, por edhe imazhi më përfaqësues i Brazilit.

Në këtë mënyrë, të ardhurat nuk i siguroi vetëm nëpërmjet futbollit gjatë viteve kur luajti, por edhe prej kontratave të majme publicitare, të drejtave të shfrytëzimit të imazhit dhe shumë kanaleve të tjera që kanë pak lidhje me lojën e futbollit.

/GazetaSinjali/