image Përmbledhja e takimit të çmendur: Feynoord – Drita

Futboll

Përmbledhja e takimit të çmendur: Feynoord – Drita

news image

Drita u eliminua në Conference League nga gjiganti holandez Feynoord, shkruan Sinjali Sport.

Intelektualët u mposhtën me rezultat të ngushtë 3-2 në një ndeshje dramatike që u zhvillua në Rotterdam.

Në përjashtim të humbjes, skuadra e Nuhiut bëri një nga paraqitjet më të mira të ndonjë skuadra kosovare në garat evropiane.

Ekipi nga Gjilani bëri një performance fantastike nga fillimi e deri në fund të ndeshje, duke luajtuar të bashkuar.

Nga minutat e parë kjo ndeshje u vërejt që do jetë dramatike, ku vendasit goditën shtyllën, e më pas Astrit Fazliu humbi një rast vetëm me portier.

Feynoordi zhbllokoi rezultatin e para në minutën e shtatë me anë të Guus Til, epërsi që nuk zgjati shumë, pasi kosovarët barazuan në të 12-ën përmes Marko Simonovskit.

Drita përmbysi rezultati shumë shpejtë, ku veterani Astrit Fazliu konkretizoi me gol gabimin e kapitenit vendasit dhe mysafirët filluan të ëndërronin.

Pas këtyre tre golave, pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-2, por me dominim të vendasve që bënin çmos ta barazonin rezultatin sa më herët.

Rastet e shumta nga Feynoordi, lodhën gjilanasit, ku në minutën e 68 barazuan me Til.

Vazhdimi i takimit filloi të bëhej më i zjarrtë, ku sulmet e shumta të vendasve ndikuan që Drita të mbyllej në mbrojte dhe të sulmonte me anë të kundërsulmeve.

Arbnor Muja shfrytëzoi një gabim për të dalur ballë për ballë me portierin, por që fati i mungoi në konkretizim.

Rasti i humbur i sulmuesit, bëri që ligji i pashkruar i futbollit të përdorej për vendasit, të cilët në fund të ndeshjes (90’), shënuan golin e fitores, e që ishte përsëri Til, që kompletoi hat-trickun.

Mysafirët nga Kosova kishin edhe një rast në kohën shtesë, por që nuk arritën të barazonin rezultatin.

/GazetaSinjaliSporti/