image Përleshje në Viti, 18-vjeçari sulmon me boks hekuri një nxënës të shkollës së mesme
[wp-story id="814678"]

Siguri

Përleshje në Viti, 18-vjeçari sulmon me boks hekuri një nxënës të shkollës së mesme

news image

Përleshjet mes të rinjve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale. Për një rast të tillë kanë përfunduar në prangat e Policisë edhe një i ri në Viti, raporton Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një 18-vjeçar dyshohet se ka sulmuar me boks hekuri një nxënës të shkollës së mesme në Viti.

Si pasojë e sulmit, i riu ka marrë lëndime trupore, për çka edhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital. Ndërkohë që për rastin e ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin, i cili më pas u shoqërua në stacion për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij të nisin hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

/GazetaSinjali/