image Përleshje në Deçan, theret me thikë një person

Siguri

Përleshje në Deçan, theret me thikë një person

news image

Gjatë mesditës së sotme, një person është therur me thikë në Deçan.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Krejt ky rast, ndodhi pas një përleshje në një market të këtij qyteti, e që përfundoi me një person të plagosur dhe një të arrestuar si të dyshuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur rreth orës 12:00. Policia është njoftuar nga Emergjenca e Spitalit të Pejës. Viktima ka shkuar për trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra nga mjeti i mprehtë (thikë). Në vendin e ngjarjes ka dal policia“, tha Gashi.

Ai tutje shtoi se i dyshuari është arrestuar dhe intervistuar, ndërsa mjeti i përdorur është sekuestruar.

Viktima është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë.

/GazetaSinjali/