Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një përleshje mes nxënësve të shkollës fillore “Dituria” në Samadrexhë të Suharekës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se si pasojë e kësaj përleshje, një nxënës i moshës 14-vjeçare ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë.
Siç mëson Sinjali, nxënësi i cili ka kërkuar ndihmë ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërkaq Policia ka identifikuar personin personin e dyshuar.
Ndërkaq, rasti në Polici me urdhër të prokurorit është iniciuar si “Lëndim trupor”.