image Përleshje mes dy ekipeve, gjyqtari jep 8 kartonë të kuq

Futboll

Futboll/ Përleshje mes dy ekipeve, gjyqtari jep 8 kartonë të kuq

news image

Ndeshja e raundit të dytë të fazës së grupeve në Copa Libertadores midis rivalëve të përbetuar brazilianë, Gremio dhe Internazionale përfundoi me një formë të keqe.

Lojtarët nga të dy ekipet u pëleshën me njëri-tjetrin në fund të ndeshjes.

Lojtarët e stolit dhe fushës filluan të grushtoheshin me njëri-tjetrin, dhe gjyqtari madje i kërkoi policisë ndihmë për qetësimin e situatës.

Ai më pas i ndëshkoi 8 lojtarë me kartonë të kuq, katër për secilin ekip përfshirë trajnerët.

Përndryshe ndeshja përfundoi pa gola. Përndryshe kjo është një ndeshje nga faza grupore e edicionit të Champions League të Amerikës së Jugut.

“ Vendi ynë është kaotik. Askush nuk e respekton njeri. Kemi pasur rastin të japim një shembull që gjërat po shkojnë më mirë, por nuk është kështu. Si kapiten më vjen turp ” , tha kapiteni Jeremy Jeromel.

/Gazeta Sinjali/