Një çift nga Lipjani janë shoqëruar në stacionin policor, pasi që u fjalosën mes vete, ku më pas, gruaja nga revolta e ka goditur derën dhe është lënduar.
“Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuarit (burrë e grua) kosovar-e, pasi që ishin fjalosur në mes vete. Nga revolta gruaja ka goditur derën dhe është lënduar”, thuhet në raportin e policisë.
Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është dërguar në strehimore.