image Përleshje mes 5 personave në Stacionin e Autobusëve në Suharekë, përfshihen palestinezë e marokenë

Siguri

Përleshje mes 5 personave në Stacionin e Autobusëve në Suharekë, përfshihen palestinezë e marokenë

news image

Pesë persona janë përfshirë në një përleshje në Stacionin e Autobusëve në Suharekë, dhe janë arrestuar dy prej tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Të përfshirët në këtë përleshje kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë trajtuar në Emergjencën e Suharekës.

’Me urdhër të prokurorit dy nga personat e dyshimtë janë ndaluar për 48 orë. Rasti po hetohet si lëndim i lehtë trupor”, ka thënë për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj.

Sinjali po ashtu ka mësuar se në këtë përleshje janë përfshirë 1 palestinez, 2 marokenë dhe 2 kosovarë. Sinjali ka mësuar se në mbajtje gjenden 2 marokenët.

Burimet e Sinjalit po ashtu kanë treguar se 2 kosovarët, kanë qenë konduktorë të një autobusi. /Gazeta Sinjali/