Disa persona janë rrahur dhe përleshur me thika para pak minutave, në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se nga kjo përleshje një person ka pësuar lëndime nga therja me thikë.
Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë të ditur se njësia Policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bllokuar të gjitha anët e rrugës.
Lidhur me rastin Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.
Sinjali do të ju mbajë të informuar.