Tre persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, për shkak se janë përfshirë në një përleshje që ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 15:30, në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në këtë rast është sekuestruar një armë e ftohtë, thikë.
“Ka qenë reagimi i shpejtë i një zyrtari policor të njësitit special (në rroba civile), në vendngjarje, si edhe i zyrtarëve nga stacioni Qendra, ai që ka rezultuar me arrestimin e tre personave të përfshirë në këtë rast, si dhe sekuestrimin e një arme të ftohtë /thikë”, tha ajo.
Gazeta Sinjali ka siguruar një video ku shihen disa zyrtarë policorë, njëri prej tyre me armë të gjatë, që vrapojnë për të shkuar në vendin e ngjarjes nga stacioni Qendra./Gazeta Sinjali/