image Përleshje masive në Madrid, tifozët e Atleticos sulmojnë ata të Man United

Futboll

Përleshje masive në Madrid, tifozët e Atleticos sulmojnë ata të Man United

news image

Atletico Madridi dhe Manchester United sonte e zhvillojnë ndeshjen e parë në fazën e 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve.

Sfida e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave do të luhet në “Wanda Metropolitano” në kryeqytetin spanjoll.

Gjakrat janë nxehur para duelit kur tifozët e dy skuadrave janë përplasur me njëri-tjetrin.

Ishin tifozët e Atletico Madridit ata që sulmuan ata anglezë që kishin udhëtuar nga Manchester.

Nga një video nga “HoligaansTV”, vërehen tifozët e “Los Colchoneros” duke sulmuar tifozët e “Djajve të Kuq” dhe duke i goditur me karrige.

/GazetaSinjaliSporti/