image Përleshje fizike në grup, arrestohen dy persona në Pejë

Kosovë

Policia/ Përleshje fizike në grup, arrestohen dy persona në Pejë

news image

Dy persona janë arrestuar pas një përleshje fizike me katër persona të tjerë.

Policia raporton se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht katër viktimat meshkuj K-Shqiptar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/