image Përleshje masive mes futbollistëve në derbin e madh portugez

Futboll

Përleshje masive mes futbollistëve në derbin e madh portugez

news image

Një përleshje e madhe fizike ka ndodhur mbrëmë në derbin portugez mes Portos dhe Sporting Lisbon, raporton Sinjali Sport.

Rezultati përfundimtar ishte 2:2, por ajo kaloi në rend të dytë.

Kjo pasi ndodhi një përleshje në fund të ndeshjes mes dy ekipeve, e që përfundoi me katër kartonë të kuq, nga dy në secilin ekip, për lojtarët që nuk ishin në lojë, por u inkuadruan për t’u përleshur.

Në mesin e personave të përfshirë në përleshje dhe që u ndëshku me karton të kuq ishte edhe Pepe, i cili nuk ishte në lojë.

/Gazeta Sinjali Sporti/