Disa persona janë përfshirë në një përleshje fizike sot rreth orës 17:10 në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.
Siç njofton Policia e Kosovës, me të arritur në vendin e ngjarjes kanë hasur në dy persona të lënduar të moshave 29 dhe 42 vjeç, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK, shkruan Gazeta Sinjali.
Të njëjtit kanë deklaruar se, pas një mosmarrëveshje, janë sulmuar fizikisht nga disa persona të dyshuar.
Me këtë rast policia ka ndaluar tre persona.
“Njesitet relevante Policore të Stacionit policor Jugu në Prishtinë dhe Njësia për Reagim të shpejtë e PK -së në Prishtinë, gjatë intervenimit kanë ndaluar tre persona të dyshuar ( dy prej tyre 21 vjeçar dhe një 25 vjeç) dhe të njëjtit janë shoqëruar për në polici për intervistim”, ka thënë për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.
Ai gjithashtu njoftoi se rasti ështe në proces të hetimit dhe pas sqarimit të rrethanave të plota, të gjitha veprimet tjera do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent./GazetaSinjali/