Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një përleshje mes disa personave të cilët kanë përdorur edhe mjete të mprehta, e cila ka ndodhur të enjten rreth orës 21:00 në rrugën ‘Yll Morina” në Gjakovë.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili ka bërë të ditur se nga kjo përleshje ka mbetur i lënduar një person, pasi është therur në këmbë me thikë.
Gjurkaj tha se viktima është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë në arrati.
“Me date 17.03.2022 rreth orës 21:00 patrullat policore iu kanë përgjigjur rastit rrahje e ndodhur ne Rr. “Yll Morina” – Gjakovë, behej fjale për rrahje ne mes te disa personave . Me te ardhë ne vendngjarrje patrulla eshte njoftuar se nje person ishte derguar ne spital “Isa Grezda” ndërsa te dyshuarit ishit nisur ne drejtim te pa njohur”, tha ai për Sinjalin.
Sipas Policisë, viktima ka marrë lëndime edhe në kokë, pasi është goditur me mjete të forta, por është jashtë rrezikut për jetë.