image Përleshen 6 persona në Suharekë, lëndohen katër

Siguri

Përleshen 6 persona në Suharekë, lëndohen katër

news image

Një përleshje fizike ka ndodhur dje në rrugën “Brigada” në Suharekë, përcjellë Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali merr vesh se tre të dyshuar kanë sulmuar fizikisht tri viktima të cilët kanë pësuar edhe lëndime trupore.

Përveç viktimave lëndime ka pësuar edhe njëri nga të dyshuarit.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se të lënduarve iu është ofruar tretman mjekësor.

Gjithashtu është bërë e ditur se ky rast është proceduar në procedurë të rregullt.

/Gazeta Sinjali/