image Përgjigjja e Laportës kur pyetet për Haaland

Futboll

Përgjigjja e Laportës kur pyetet për Haaland

news image

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i është adresuar sot mediave spanjolle, nga të cilat u pyet edhe për çështjen e transferimit të yllit norvegjez, Erling Haaland.

Haaland pritet që këtë verë të largohet nga skuadra e Borussia Dortmundit dhe destinacioni i tij i ardhshëm raportohet të jetë La Liga, ku dy gjigandët Real Madridi dhe Barcelona kanë shprehur interesim në shërbimet e tij.

Këtyre spekulimeve që e lidhin Haaland me Barcelonën u është përgjigjur presidenti Laporta, ku nuk e fshehu se gjatë verës do të ketë ende transferime të tjera.

“Haaland? Sot jemi të zënë dhe tejet të lumtur me Aubameyang, i cili do të shënojë shumë gola këtu. Në qershor, ne do të mundohemi që ta përforcojmë më shumë skuadrën dhe jemi në një rrugë të mirë”, tha Laporta.

Barcelona dje e bëri zyrtare transferimin e sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang, i cili i bashkohet Barçës si transferim i lirë, pasi që shkëputi kontratën e tij me Arsenalin./Gazeta Sinjali Sporti/