image Përfundon viti për mesfushorin e Prishtinës, pas lëndimit të rëndë që pësoi në stërvitje

Futboll

Përfundon viti për mesfushorin e Prishtinës, pas lëndimit të rëndë që pësoi në stërvitje

news image

Kapiteni i skuadrës së Prishtinës, Lorik Boshnjaku, ka mbyllur para kohe stinorin vjeshtor shkaku i një lëndimi të rëndë që ka pësuar, shkruan Sinjali Sportiv.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit, FC Prishtina ka njoftuar se Boshnjaku nuk do mund t’i ndihmojë skuadrës në ndeshjet e mbetura brenda këtij viti.

Mesfushori kishte pësuar lëndim më 8 tetor gjatë seances stërvitore, një ditë para ndeshjes me Gjilanin. Pas ekzaminimeve të hollësishme është konstatuar se ai ka lënduar fijen e muskulit të krahut. Megjithatë, kapiteni i kryeqytetasve nuk do këtë nevojë t’i nënshtorhet operacionit.

FC Prishtina gjithashtu i ka uruar shërim sa më të shpejtë Lorik Boshnjakut. /Sinjali Sportiv/.