image Luan Krasniqi: Meçet e mia në arenën ndërkombëtare s’do të ishin të mundura pa përkrahjen e Ejupit

Futboll

Luan Krasniqi: Meçet e mia në arenën ndërkombëtare s’do të ishin të mundura pa përkrahjen e Ejupit

news image

Pas largimit të Remzi Ejupit nga FC Prishtina, klubi ku kontribuoi për dy dekada, ka shkruar edhe ish-boksieri i njohur, Luan Krasniqi.

Krasniqi theksoi se ndjehet i pikëlluar me vendimin e Ejupit për t’u larguar nga sfera e sportit, por vlerësoi lartë kontributin e tij 20 vjeçar.

Mes tjerash, ish-boksieri junikas falënderoi biznesmenin kosovar që i ka ndihmuar që të krijojë një raport me publikun shqiptar, pasi zbuloi se pa ndihmën e Ejupit, shqiptarët nuk do të kishin mundësi t’i shikonin meçet e tij.

Postimi i plotë nga Luan Krasniqi (pa ndërhyrje):

“Me rastin e tërheqjes nga sfera publike e sportit e Remzi Ejupit.

Remzi Ejupi i dha fund anagazhimit të tij prej dy dhjetvjeqarshën në FC Prishtina. Kjo ditë për mua ështe ditë pikëllimi dhe krenarie sepse po largohet nga sfera e sportit një njeri i vyer, një sportdashës vertet idealist, sepse ai po largohet nga FC Prishtina pas një periudhe me të vërtetetë suksesshme. Puna e tij dha fryte të mira në keta dy dhjetvjeçar dhe besoj e shpresoj që kjo pervoje e vyer do tö vazhdohet në mënyren produktive nga brezat që vijnë, sepse futbolli në Prishtinë do të lulëzijë edhe më tej.

Janë thënë shumë fjalë te mira nga bashkëpuntorë të tij per punën e Remziut. Edhe unë si mik i tij per një kohë të gjatë ruaj kujtimet më të mira per angazhimin e tij në futbollin kosovar dhe në raport me Karrieren time sportive. Meçet e mia në Arenen ndërkombëtare publiku shqiptar nuk do t‘i perciellte drejtpördrejt pa angazhimin e madh  personal të Remzi Ejupit. Ai nuk ka kursyer asgjë që të krijojë një raport mes meje si sportist dhe publikut shqiptar, ndaj dhe tani gjej rastin t‘i falenderohem publikisht dhe t’i shpreh mirënjohjën time për kete punë te madhe që ka bërë.

Angazhimi i tij i madh në sportin shqiptar nuk ka kaluar pa u vërë re as nga instancat më të larta institucionale. Presidenti Ilir Meta i ka akorduar dekoratën  „Kalorsi i urdhrit të flamurit“.

Sportistët e sukseshëm talentit dhe Punes së tyre kanë nevojë gjithmone edhe per promotorë të tillë si Remzi Ejupi. Kur një njeri i tillë tërhiqet nga sfera publike e sportit, humbësit me të medhejn pa asnjë dyshim janë në rradhë të pare sportistët dhe sporti në pergjithësi. Një komb i përparuar nuk shkëlqen vetem në Kulturë, shkenc e Politik, por edhe në sport. Sporti ështe njö sferë e patjetërsueshme e Jetës publike”. 

https://www.facebook.com/luan.krasniqi1971/posts/pfbid05iFYJgJzdNCT7aamLzVv2PmB5qtnPXWHZNzmq8WbdpXmWcx66iPXe8TwsriscVcTl?cft[0]=AZUpzOA-YulfJiWWnoszPlAmqtjhnMNCy1G5tm8IFg30ZN7k9gTyQE3QOg4QbgFrMAow-ghd2qcqgK_ltp9uQuEYeaFM5j5g3CeR6Ewv3MDvOi8N9kg1ThVQ3aJUy15f5H-lXhMb-ggpYoFH-HcVsKfdqGOKRmItyt7MasW6yEhPORo9NgkTesd4Q8rHfaR69lM&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjaliSport/