image Orhan Abdi, trajneri i ri te FC Prishtina

Futboll

Orhan Abdi, trajneri i ri te FC Prishtina

news image

FC Prishtina ka angazhuar trajnerin kondicional, Orhan Abdin, i cili gjithashtu do jetë edhe videoanalist, shkruan Sporti në Sinjali.

35 vjeçari është prezantuar sot te klubi kryeqytetas, teksa së fundmi ishte pjesë e FC Shkupit.

Për Abdin kjo nuk do jetë përvoja e parë në Kosovë, pasi që në vitin 2019 kishte qenë i angazhuar te Feronikeli.

Pas arritjes së marrëveshjes, Abdi tha se për të është privilegj që të punoj në njërin prej klubeve më të mëdha në Ballkan.

Njihem që moti me kryetrajnerin Zekerija Ramadani dhe pas iniciativës së tij, të drejtorit sportiv, Fisnik Kërçeli dhe pas bisedave me krerët e klubit, kam kënaqësinë të pranoj dhe të punoj në njërin prej klubeve më të mëdha në Ballkan, FC Prishtina. Është kënaqësi dhe privilegj të punoj në këtë klub dhe po ashtu është eksperiencë e mirë për mua që të punoj jashtë Maqedonisë. Kam punuar me ekipin në dy-tre seancat e fundit stërvitore, gjendja e fizike e ekipit duket e mirë, megjithëse ndodhemi në fazën përgatitore dhe kam besimin se do të arrijmë nivelin që duam ne dhe skuadra do të jetë mjaftueshëm e përgatitur, si fizikisht po ashtu edhe taktikisht”. /Sporti në Sinjali/.