image FFK: Gjithçka gati për finalen e Superkupës

Futboll

FFK: Gjithçka gati për finalen e Superkupës

news image

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se tashmë gjithçka është gati për finalen e Superkupës së Kosovës, shkruan Sporti në Sinjali.

Për herë të parë kjo ndeshje do zhvillohet jashtë vendit tonë, përkatësisht në qendrën sportive ‘Mardan’ në Antalia të Turqisë.

FFK ka njoftuar se klubet janë të obliguara t’i përmbahen masave anti-Covid19, të cilat janë të caktuara nga autoritetet turke. Kurse, sa i përket testit për koronavirus, ekipeve do t’u vlejë testi me të cilin kanë hyrë në Turqi.

Kujtojmë se kjo ndeshje zhvillohet të shtunën (23 janar) në ora 12:00, sipas kohës sonë lokale.

Finalja e Superkupës së Kosovës në futboll zhvillohet mes Dritës dhe Prishtinës.

/Sporti në Sinjali/.