image Përfundon sezoni i rregullt në NBA, mësohen çiftet për “Play In” - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

107629

Të shëruar

105200

Të vdekur

2250

Përfundon sezoni i rregullt në NBA, mësohen çiftet për “Play In”

news image

Është përmbyllur edhe ky edicion i rregullt në basketbollin më të fortë në botë NBA, shkruan Sinjali Sport.

Stinor i gjatë me ndeshje interesante, paraqitje fantastike të individëve, ngjarje të ndryshme dhe lëndime  të shumta.

Befasia e vitit Phoenix Suns ka përmbyllur sezonin në pozitën e dytë në Konferencën Perëndimore, ndërsa në atë Lindore, ka befasuar New York Knicks duke u renditur e katërta  në tabelë para shumë favoritëve.

Dështimi i sezonit mund të quhet kampioni i vitit 2019-të, Toronto Raptors që nuk arritën asnjë pozitë që dërgon në “Play Off” apo “Play In”, duke përfunduar në vendin e 12-të në Lindje, ndërsa në Perëndim skuadra e New Orelans Pelicans nuk e gjeti një pozitë më të lartë se ajo e 11-ta, përkundër ndryshimeve që i kanë bërë në ekip.

Kampioni në fuqi Los Angeles Lakers filloi sezonin furishëm, mirëpo lëndimet e dy lojtarëve kryesor lLeBron James dhe Anthony Davis ia mundësuan rënien në klasifikim, ku siguruan pozitën e shtatë dhe do përballen me Golden State  Warriors në “Play In” për t’u kualifikuar për në “Play Off”

Brooklyn Nets si skuadra më e përforcuar në  këtë edicion përmbylli stinorin në pozitën e dytë, edhe pse përgjatë sezonit treshja Durant, Harden dhe Irving munguan shumicën e ndeshjeve.

Historinë gjatë këtij viti e bëri Russell  Westbrook duke e thyer rekordin e lashtë të vendosur nga Oscar Robertson, i cili ka pasur më së shumti triple-double 182, ndërsa fundori i Wizards në këtë edicion arriti në kuotën e 184 tripletave.

I gjithë klasifikimi se si do të takohen skuadrat ndërmjet vete në “Play In” dhe “Play Off”  është ky:

/Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: