Hetuesit e Gjykatës Speciale kanë përfunduar bastisjen në shtëpinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, raporton Gazeta Sinjali.
Bastisja në shtëpinë e tij kishte filluar në orët e para të mëngjesit dhe është kryer me mbështetjen e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/