image Përfundojnë në pranga pesë persona të kërkuar nga Policia e Kosovës

Siguri

Përfundojnë në pranga pesë persona të kërkuar nga Policia e Kosovës

news image

Pesë persona të cilët ishin shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës janë arrestuar dje në disa qytete të vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Personat për të cilët kishte urdhërarrest u kapën në: Prishtinë, Mitrovicë të Veriut, të Jugut dhe në Han të Elezit.

Dy prej tyre, Gazeta Sinjali mëson nga burimet brenda Policisë se janë nga Prishtina, dhe njëri prej tyre është arrestuar rreth orës 12:00, kurse tjetri pasdite.

Po ashtu, të njëjtat burime bëjnë të ditur për Gazetën Sinjali, se janë arrestuar dy persona të tjerë në Mitrovicë, njëri nga fshati Shupkovc e tjetri nga rruga “Ulqini” të Mitrovicës së Jugut.

Ndërsa, një rast tjetër i tillë është bërë i ditur nga vetë Policia e Kosovës përmes raportit të tyre 24 orësh dhe bëhet fjalë për një person nga Hani i Elezit.

“PKK Hani i Elezit 26.11.2020. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar  një mashkull  kosovar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

/Gazeta Sinjali/