Gjashtë persona të cilët ishin shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës janë arrestuar dje në disa qytete të vendit, raporton Gazeta Sinjali.
Personat për të cilët kishte urdhërarrest u kapën në: Vushtrri, Klinë, Fushë Kosovë, Rahovec, Obiliq dhe në Han të Elezit.
Policia njofton se të gjithë të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Fsh. Mihaliq, Vushtrri 16.10.2020-06:00. Bazuar në urdhëresën e gjykatës është arrestuar një mashkull/kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.
Fsh Gllarevë, Klinë 16.10.2020 – 08:50. Bazuar në urdhëresën e gjykatës është arrestuar një mashkull/kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.
Fushë Kosovë 16.10.2020 -11:30. Bazuar në urdhëresën e gjykatës është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit një mashkull/kosovar.
Fsh. Postosel, Rahovec 16.10.2020-12:00. Bazuar në urdhëresën e gjykatës është arrestuar një mashkull/kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.
Fsh. Palaj, Obiliq 16.10.2020 – 20:45. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një i dyshuar mashkull/kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Hani i Elezit 16.10.2020 – 22:20. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një i dyshuar mashkull /kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën korrektuese./Gazeta Sinjali/