Një person ka mbetur i lënduar pasi që një kamion është përfshirë nga flaka në rrugën “Dalmatët” në Prishitnë, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga flaka e kamionit dyshohet të jenë prekur edhe tri vetura përreth tij.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tregoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë.
“Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, deklaroi ai.
Ndërkohë, nga vendi i ngjarjes sinjalizuesit e Sinjalit kanë dërguar edhe pamje, ku shihet se prezent aty janë edhe zjarrfikësit./GazetaSinjali/