image Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë

Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë

news image

Një banesë në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri shkruan Gazeta Sinjali.

Dyshohet se deri tek zjarri ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Ndërkaq nuk raportohet për persona të lënduar nga ky zjarr.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

Rreth orës 21:20, është pranuar informata për një zjarr në Rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ka ftuar zjarrfikësit. Dyshimet janë ngritur se deri te zjarri ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një bombolë gazi. Zjarri është lokalizuar dhe nuk raportohet për të lënduar i”, tha ai./Gazeta Sinjali/