image Përfshihet nga flakët terminali i aeroportit, fluturimet shtyhen për disa orë

Botë

Siguri/ Përfshihet nga flakët terminali i aeroportit, fluturimet shtyhen për disa orë

news image

Çatia e një terminali në aeroportin Alicante, Spanjë u përfshi nga flakët ditën e sotme (15 janar).

Punonjësit e aeroportit dhe të gjithë turistët u evakuuan dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Autoritetet zjarrëfikëse arritën të shuajnë flakën, ndërkohë që sistemi i ventilimit në terminal bëri të mundur pastrimin e ajrit brenda.

Shkaqet e zjarrit nuk bëhen ende të ditura ndërkohë që autoritetet po vazhdojnë hetimet.

Në aeroportin e Alicante kalojnë me mijëra turistë çdo ditë për të shkuar në plazhet e jugut të Valencias. /Gazeta Sinjali/