image Përfshihet nga flaka një konvikt i studentëve në Prishtinë, shkak bojleri

Siguri

Përfshihet nga flaka një konvikt i studentëve në Prishtinë, shkak bojleri

news image

Konvikti numër III i studentëve të Qendrës Studentore të Prishtinës, është përfshirë nga flaka, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se shkaktar i këtij incidenti ka qenë një bojler.

Të gjithë studentët banues të atij konvikti janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që nuk është lënduar asnjë person.

Nga ky incident ka pasur vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes janë të pranishëm njësia policore si dhe zjarrfikësit për lokalizimin e zjarrit, këta të fundit për Gazetën Sinjali kanë bërë të ditur se nuk ka nevojë për panik, pasi që rasti nuk është emergjentë dhe gjithçka është në kontroll.

Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë ende informacione.

/GazetaSinjali/