image Përdorin uniformën e policisë për ta shkelur ligjin, shifra të larta të policëve që po hetohen për vepra penale

Kosovë

IPK/ Përdorin uniformën e policisë për ta shkelur ligjin, shifra të larta të policëve që po hetohen për vepra penale

news image

Çdo ditë pune veshin uniformën që është simbol i zbatimit të ligjit dhe luftës kundër krimit e dukurive të tjera negative, megjithatë po del të jetë se shumë nga Policët e Kosovës janë vetë shkelës të ligjit e të implikuar në vepra të ndryshme penale. Inspektorati Policor i Kosovës, tha për Gazetën Sinjali se vetëm për gjashtë mujorin e parë të këtij viti nën dyshimet se janë përfshirë në vepra të ndryshme penale, po hetohen 289 zyrtarë të policisë.

“Për dyshimin se kanë kryer vepra penale, janë duke u hetuar gjithsej 289 zyrtarë të policisë”, tha IPK për Gazetën Sinjali.

Shumë shpesh raportohet për arrestimin e zyrtarëve të policisë. Hiç më larg se dje është arrestuar një zyrtar policor në Shtime, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale, “Marrje ryshfeti” dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Me urdhër të prokurorit të rastit ai është ndaluar për 48 orë.

Në të dhënat e IPK-së dërguar Gazetës Sinjali thuhet se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019, IPK ka pranuar gjithsej 637 ankesa, ku prej tyre 22 kanë qenë informata.

“Nga numri total prej 637 lëndëve, 412 ankesa janë dërguar në Drejtorinë e Hetimeve të Brendshme dhe Verifikim të Kaluarës në Policinë e Kosovës për hetim disiplinor, ndërsa 225 ankesa janë proceduar në Departamentin e Hetimeve në IPK “, thekson IPK.

Gjatë kësaj periudhe kohore nga puna janë suspenduar 40 zyrtarë policor. /Gazeta Sinjali/