image Përdhunoi vajzën shqiptare, nis në Brazil procesi për të dënuar Robinhon

Futboll

Përdhunoi vajzën shqiptare, nis në Brazil procesi për të dënuar Robinhon

news image

Gjykatat italiane vendosën kundër Robinhos në lidhje me ngjarjen e vitit 2013, kur në një klub nate në Milano, ish-futbollisti (në atë kohë pjesë e Milan) së bashku me një grup shokësh përdhunuan një vajzë shqiptare.

Braziliani është dënuar me nëntë vite burg, por duke qenë se në Brazil nuk është në funksion ligji i ekstradimit, atëherë pritet që Robinho ta vuajë dënimin në vendlindjen e tij.

Së fundmi ka nisur edhe procesi kundër ish-sulmuesit me 39-vjeçarin që pritet së shpejti të përfundojë pas hekurave.

Robinho aktualisht jeton në Santos, teksa ai ka histori me këtë qytet duke qenë se me klubin e Santos nisi karrierën si profesionist në vitin 2002 dhe më pas aty u rikthye për t’i dhënë fund karrierës në vitin 2020.

/GazetaSinjaliSport/