Një punëtore në një bankë të Mitrovicës së Jugut, ka raportuar se një person i dyshuar në bankomatin e kësaj banke ka deponuar një shumë të parave prej 4050 eurove, nga e cila shumë një bankënotë në vlerë 50 euro dyshohet se është e falsifikuar, transmeton Gazeta Sinjali.
Rasti ka ndodhur dje në orën 09:59, ndërsa, Policia e Kosovës ka konfiskuar bankënotën dhe rasti vazhdon të hetohet.
Kujtojmë që kjo është dita e tretë radhazi që në bankat e Kosovës po ndodhë falsifikimi i parasë gjatë deponimit të tyre.
“Rr. “Shemsi Ahmeti”, Mitrovicë Jugu, 14.10.2020 – 09:59. Ankuesja femër kosovare punonjëse në një bankë, ka raportuar se një person i dyshuar në bankomatin e kësaj banke ka deponuar një shumë të parave prej 4050 euro nga e cila shumë një bankënotë në vlerë 50 euro dyshohet se është e falsifikuar. Nga njësitë policore banknota është konfiskuar për procedura tjera hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/