image Për tre ditë u larguan nga qarkullimi rrugor 21 motoçikleta

Siguri

Për tre ditë u larguan nga qarkullimi rrugor 21 motoçikleta

news image

Që nga data 14 shtator e deri më sot, Policia e Kosovës ka shqiptuar 251 gjoba dhe janë larguar nga qarkullimi rrugor 21 motoçikleta, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur, në kuadër të planit operativ për kontrollin e shtuar në trafik, me fokus të veçantë ndaj ngasësve të motoçikletave dhe përdorimit të telefonit gjatë ngasjes së autmojetit, ku janë shqiptuar 251 gjoba dhe janë larguar nga qarkullimi rrugor 21 motoçikleta.

Njoftimi i policisë:

Në Rajonin e Prishtinës, po vazhdon implementimi i planit operativ për ngritjen e sigurisë në trafik

Prishtinë,17 shtator 2021 – Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planit operativ për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të motoçikletave, dhe përdorimit të telefonit gjatë ngasjes së automjetit.

Në kuadër të këtij plani, për përdorim të telefonit gjatë ngasjes së automjetit, nga data 14 shtator 2021 deri sot, janë shqiptuar 251 gjoba dhe janë larguar nga qarkullimi rrugor 21 motoçikleta.

Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar./GazetaSinjali/